Agim Ademi e Alain Giresse bashkë në tërheqjen e shortit për kualifikimet e Evropianit

Agim Ademi dhe Alain Giresse do të jenë bashkë në Frankfurt pasditen e së dielës, gjatë têrheqjes së shortit për kualifikimet për Evropian.

Këtë e ka bërë me dije i pari i FFK-së Agim Ademi në facebook.

Në vazhdim statusi i plotë i Ademit në Facebook:

Me përzgjedhësin Alain Giresse në prag të shortit për kualifikimet për Euro 2024, që do të tërhiqet, të dielën, në mesditë në Frankfurt.

Uroj që të kemi fat në short dhe një cikël të suksesshëm në këto kualifikime për të realizuar synimin e madh – pjesëmarrjen në Evropian.
A.A.

#BashkëPërFutbollin