Irina Shayk në një edicion të pazakontë në Javën e Modës në Paris

Modelja ruse, Irina Shayk, tërhoqi vëmendjen me një edicion të pazakontë mode në Javën e Modës në Paris.

Bukuroshja vizitoi sfilatën e stilistes Vivienne Westwood dhe rrobat e saj binin në sy në rrugët e Parisit.

Me këtë rast, modelja ka veshur një korse të kuq që i vinte në pah dekoltenë, pantallona të shkurtra të grisura të çuditshme dhe një pallto ngjyrë bezhë.

(Foto: Twitter)

Ajo i kombinoi të gjitha me këpucë me taka mjaft të pazakonta me shumë prerje, me pjesë me nuanca të bardha, të kuqe dhe të kaltra.

Kombinimin e ka kompletuar me një gjerdan me perla dhe syze të zeza. Korseja që ajo veshi u krijua nga një stilist, sfilata e të cilit mori pjesë dhe kushton 1045 funte.

Ndryshe, në sfilatën e modës, Westwood prezantoi koleksionin për sezonin pranverë/verë 2023.