Bora përdori Andin dhe Melisën për të ‘thumbuar’ Donaldin? Ja detaji

Në “Për’puthen Prime” në episodin e kaluar pjesë e tij ishin çifti Melisa dhe Andi,  të cilë kanë folur mbi dashurinë e tyre.

Teksa ata po luanin bashkë “lojën e çifteve”, Bora po u drejtonte pyetje Andit dhe Melisës, ata me sy mbyllur duhet të zgjidhnin njërin apo tjetrin.

Ndërkohë Bora bëri një pyetje: Kush ka shije të çuditshme? Dhe Melisa e drejtoi gishtin drejt saj, ku Bora duke qeshur tha “e meritoja”.

Pati komente të shumta që aluduan se Bora e kishte për Donaldin, pasi ka shije të çuditshme që ka qenë e dashura e tij.