Abdixhiku priti në takim Agim Ademin, i premton mbështetje për futbollin

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim te parin e Federatës së Futbollit Agim Ademin ku mes tjerash i ka premtuar mbësjtetje futbollit kosovar, shkruan kolonamedia.com.

Këtë e ka bërê me dije përmes rrjeteve sociale, i pari i LDK-së, ku mes tjerash ka shkruar.

“Sot prita në takim Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademin.

Kryetarin dhe Federatën e sigurova për mbështetje të ngushtë dhe përmbajtësore të LDK-së ndaj projekteve transformuese për futbollin tonë – në nivel lokal e nacional pa dallim.”, ka shkruar Lumir Abdixhiku, përcjell kolonamedia.com