Zhduket një vajzë në Gjakovë

Dy ditë më parë është zhdukur një vajzë në Gjakovë.

Rastin në polici e ka raportuar babai i saj, i cili tha se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje në këtë raport thuhet se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.