​Kurti takon bizneset në Forumin Solar të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar kompanitë që merren me zhvillimin dhe instalimin e solareve në Kosovë, të cilat janë mbledhur në Prishtinë në kuadër të organizimit “FORUMI SOLAR I KOSOVËS 2021”.

Shefi i ekzekutivit ka biseduar më përfaqësuesit e kompanive dhe ka dëgjuar kërkesat e tyre për mbështetje.

Ky forum është organizuar nga Ministria e Ekonomisë në mbështetje të USAID dhe ka mbledhur në një vend edhe kompanitë që merren me zhvillimin dhe instalimin e solareve në Kosovë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në hapje të këtij forumi tha se tranzicioni energjetik është një proces i paevitueshëm dhe tejet i rëndësishëm për të ardhmen e sektorit energjetik në Kosovë.

Në këtë forum, gjatë ditës së sotme janë zhvilluar sesione të ndryshme të cilat kanë pasur në fokus informatat për gjendjen dhe potencialin që e ka Kosova për energji solare.