Thyhen zyrat e PDK-së në Vushtrri

Zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Vushtrri, është plaçkitur mëngjesin e së mërkurës. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë policorë.

Dyshohet se nga zyret e PDK-së në Vushtrri, është vjedhur një televizor, përkundër që gazeta merr vesh se brenda zyreve kishte pasur disa kompjuterë dhe shumë gjëra të tjera, të cilat nuk janë prekur, raporton EO.

Policia ka dal në vendngjarje, teksa është duke hetuar rastin.