Wednesday, March 27, 2024
Home VIP Rita Ora është ndarë nga i dashuri Romain Gavras, për shkak të...

Rita Ora është ndarë nga i dashuri Romain Gavras, për shkak të largësisë dhe presionit mediatik për shkeljen e rregullave pandemike

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora është ndarë nga i dashuri i saj pasi romanca e tyre u përpoq të mbijetonte gjatë karantinës.

Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” dhe regjisorin greko-francez Romain Gavras kanë kërkuar kohë për lidhjen e tyre pas më shumë se gjashtë muajsh qëndrimi në çift, shkruan The Sun.

Ata e kishin pasur të vështirë të shiheshin me njëri-tjetrin për shkak të kufizimeve të izolimit dhe ajo tani ka udhëtuar në Down Under ku do të qëndrojë për disa muaj për xhirimet e “The Voice of Australia”.

Një burim i brendshëm pranë yllit tha: “Rita dhe Romain kanë vendosur që t’i japin fund marrëdhënies romantike tani për shkak të distancës mes tyre”.

“Por ata do të mbeten një ekip i ngushtë”, theksoi ai.

“Mjerisht, me kufizimet e izolimit, kjo ka të bëjë vetëm me ata që janë larg njëri-tjetrit për kaq shumë kohë, dhe tani puna e Ritës në Australi do t’i kishte mbajtur ata larg”.

Çifti u fotografuan së fundmi së bashku në nëntor.

Rita, aktualisht është duke bërë një karantinë të rreptë 14 ditore në një dhomë hoteli në Sydney.

Ndoshta ajo do të ketë më shumë fat kur bëhet fjalë për jetën e saj të dashurisë në Down Under të Australisë, duke pasur parasysh se kufizimet atje janë lehtësuar kryesisht.

Le të shpresojmë vetëm që ajo të mos organizojë ndonjë festë të mirëpritur për dy javët e ardhshme, ka shkruar tabloidi britanik The Sun, referuar rregullave të izolimit që ajo i theu në nëntor kur tentoi të organizoi një festë të jashtëligjshme për 30-vjetorin e saj të lindjes.