Policia interviston personat që hodhën gjësende në drejtim të Kurtit në Skenderaj

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk u prit mirë para dy ditësh në Skenderaj.

Atij qytetarët në këtë komunë i brohoritën teksa edhe e sulmuan me vezë dhe gjësende të tjera.

Krejt kjo ndodhi për shkak se prezenca e stërtepruar e policisë në këtë tubim të VV-së shkaktoi irritimin e qytetarëve atje.

E policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka treguar se ka intervistuar personat e dyshuar të cilët sulmuan Kurtin.“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është fyer dhe sulmuar me gjësende nga disa persona. Njësia policore ka identifikuar dhe intervistuar të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme policia në një përgjigje për lajmi.net nuk ka treguar nëse Kurti dhe partia e tij kanë kërkuar forca të shtuara në tubimin në Skenderaj.“Policia e Kosovës, lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës me kohë ka përgatitur urdhrin operativ, i cili ka për qëllim ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha fazat, para gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Veprimet policore realizohen konform urdhrit operativ, ku sipas informacioneve dhe vlerësimeve operacionale, angazhohen njësitet relevante policore me qëllim të krijimit të një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, u tha tutje në përgjigjen e dhënë nga Policia e Kosovës”, thuhet në një përgjigje nga Policia e Kosovës.