E turpshme: Një grua goditet me shuplak nga një burrë midis Prishtinës

Dhuna fizike ndaj grave në Kosovë nuk të ndalur.

Pak muaj pas rastit që ndodhi brenda QKUK-së ku një burrë shihet duke goditur bashkëshorten e tij, prapa kokës përderisa e njëjta ishte e ulur në karrocë, një tjetër rast ka arritur në redaksinë e Insajderit.

Kësaj radhe, fare pranë QKUK-ës shihet një burr tjetër i cili godit gruan me shuplak dhe pastaj shihen duke ecur fare pranë, sikur nuk ka ndodhur asgjë.