Digjen tri vetura në Prishtinë

Si pasojë e një zjarri që kishte shpërthyer mbrëmë vonë në kontejnerët e mbeturinave në Prishtinë, janë djegur edhe tri vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, transmeton lajmi.net.

Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.