Formacionet e mundshme: Chelsea – Sevilla

Chelsea i humbi dy pikë të vlefshme në ndeshjen ndaj Southampton në vikend ku barazuan 3:3, por tani i gjithë fokusi është në Ligën e Kampionëve ku do të përballen me Sevillan.

Frank Lampard do të jetë tejet i kënaqur me shortin ku Blutë do kenë përballje ndaj ekipeve si Krasnodar dhe Rennes dhe ndaj kampionit në fuqi të Evropa Ligës, Sevillas, një mundësi shumë e mirë për ekipin e Lampard që të avancojë tutje drejt fazës së eliminatorëve.

Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00.

Mungesa do ketë për të dy ekipet ku te Chelsea nuk do jenë të gatshëm Billy Gilmour shkaku i lëndimit, Edouard Mendy ku edhe ky thuhet se është i lënduar edhe pse sipas spekulimeve të shumta ai ka udhëtuar me ekipin, Thiago Silva i cili u kthye shumë vonë ku ishte i angazhuar me Kombëtaren e Brazilit por që mund të paraqitet.

Ndërkaq, te Sevilla nuk do mund të paraqitet Jules Kounde shkaku i Covid-19 ku ka rezultuar pozitiv, kurse Idrissi dhe Aleix Vidal nuk ishin të përzgjedhur për sot nga tekniku Lopetegui.

Teknikët e të dy ekipeve pritet të bëjnë ndryshime ku formacionet e mundshme për sot janë:

Chelsea: Caballero; James, Thiago, Zouma, Chilwell; Kovacic, Kante, Havertz; Ziyech, Werner, Pulisic

Sevilla: Bounou; Navas, Rekik, Carlos, Acuna; Rakitic, Fernando, Jordan; Ocampos, De Jong, Suso.