PDK zotohet se do t’i zbardh abuzimet me privatizime

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyqi dhe Sejdi Hoxha, kanë mbajtur sot një konferencë për media, përmes së cilës ka njoftuar më gjerësisht për punën e komisionit parlamentar për privatizimet, themelimin e të cilit e iniciuar PDK-ja në korrik të këtij viti.

Deputetët Bytyqi dhe Hoxha kanë paralajmëruar se do të nxjerrin me emër dhe mbiemër të gjithë abuzuesit e pronave publike në Kosovë dhe përkatësinë e tyre politike.

“Për një kohë të gjatë Partia Demokratike e Kosovës është akuzuar padrejtësisht për abuzime  dhe përfitime të paligjshme me procesin e privatizimit. Madje shumë prej këtyre akuzave kanë ardhur pikërisht nga partitë që më së shumti kanë shfrytëzuar këtë proces për interesa të ngushta të zyrtarëve të saj. Prandaj, ne si PDK kemi nisur këtë proces që synon të zbardhë keqpërdorimet e mundshme që mund të kenë ndodhur në këtë proces, si dhe t’i informojmë drejtë të gjithë qytetarët e vendit për çdo lidhje politike që kanë pasur personat të cilët kanë privatizuar asetet shtetërore të vendit tonë.”, ka thënë deputeti Gazmend Bytyqi.

Komisioni ka përzgjedhur edhe 4 ekspertë profesionalë të cilët do ta ndihmojnë punën profesionale të tij.

Për intervistim në këtë komision janë ftuar ish ministra, drejtorët e bordeve dhe drejtorët ekzekutiv të Bordit të Privatizimit, si dhe përfaqësuesit e UNMIK-ut të cilët kanë qenë pjesë e bordittë AKP-së.

Në listën e dëshmitarëve janë propozuar që të jenë edhe ish kryetari i Bordit të AKM-së, Andy Bearpark dhe drejtorët menaxhues, Herbert Schmidt, Yergen Mendricki dhe Jasper Dick.

Lexoni fjalimin e plotë të deputetit Gazmend Bytyqi:

Ju falënderojmë që i jeni përgjigjur ftesës së PDK-së për këtë konferencë për media.

Sot jemi këtu se bashku me kolegun tim deputet, z.Sejdi Hoxha, që të dy jemi anëtarë në komisionin hetimor parlamentar për privatizim

Siç edhe jeni të informuar, me iniciativën e Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës ka  themeluar  Komisionin Hetimor Parlamentar i cili në fushëveprimin e tij ka për qëllim që  të hetojë dhe zbardhë të gjitha privatizimet e bëra në Kosovë.

Për një kohë të gjatë Partia Demokratike e Kosovës është akuzuar padrejtësisht për abuzime  e përfitime të paligjshme me procesin e privatizimit. Madje shumë prej këtyre akuzave kanë ardhur pikërisht nga partitë që më së shumti kanë shfrytëzuar këtë proces për interesta të ngushta të zyrtarëve të saj.

Prandaj, ne si PDK nisëm këtë proces që synon të zbardhë keqpërdorimet e mundshme që mund të kenë ndodhur në këtë proces, si dhe t’i informojë drejtë të gjithë qytetarët e vendit për çdo lidhje politike që kanë pasur personat të cilët kanë privatizuar asetet shtetërore të vendit tonë.

Ky komision do të bëj cmos që të nxjerrë të vërtetën në dritë dhe gjatë punës që do të bëjë do të publikohen me emër dhe mbiemër të gjithë ata persona apo grupe interesi të cilët kanë përfituar jashtëligjshëm apo kanë abuzuar me pronën  e shtetit.

Ne jemi të bindur që opinioni publik ka për t’u befasuar kur të zbulojë se privatizuesit më të mëdhenjë të ndërmarrjeve publike apo shoqërore janë pikërisht ata persona të cilët kan kritikuar në publik më së shumti procesin e privatizimit.

Pra abuzues që kanë zgjedhur sulmin si instrumentin më të mirë të mbrojtjes për të fshehur abuzimet e tyre.

Si komision jemi duke bashkëpunuar shumë ngushtë me te gjitha palët e interesit  të përfshira në këtë proces, për të qenë sa më transparent me mediat dhe publikun në gjitha takimet e këtij komisioni janë te hapura.

Qëllimi i ynë që të bëjmë një hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës në mënyrë që para qytetarëve t’i prezantojmë të gjithë ata individë apo grupe të interesit të cilët kanë abuzuar me pronat publike të shtetit të Kosovës.

Si komision duam të bashkëpunojmë shumë ngushtë e me qytetarët dhe me të gjitha palët e interesit për të kërkuar të vërtetën.

Ftojmë të gjithë që dëshmitë, shqetësimet apo denoncimet e tyre rreth privatizimit t’i dërgojnë përmes formës fizike apo përmes adresës elektronike që tani më është e hapur.

Komisioni ka përzgjedhur edhe 4 ekspertë profesionalë të cilët do ta ndihmojnë punën e komisionit.

Komisioni ka hartuar një listë të dëshmitarëve të cilët janë duke u ftuar për intervistim, në këtë listë janë përfshirë ish-Ministra të cilët sipas detyre zyrtare kanë qenë pjesë e Bordit të privatizimit.

Për intervistim janë ftuar edhe drejtoret e bordeve dhe drejtoret ekzekutiv të këtij institucioni, si dhe përfaqësuesit e UNMIK-ut të cilët kanë qenë pjesë e Bordit të AKP-së. Tashmë kemi filluar intervistimin e një pjese të dëshmitarëve.

Për të qenë sa më të saktë e të plotë si PDK do t’i propozojmë komisionit që lista e dëshmitarëve të rritet në mënyrë që të kemi sa më shumë informata rreth këtij procesi. Sot po japim edhe disa propozime konkrete që në listën e dëshmitarëve të përfshihen:

Ish- Kryetarin e Bordit të AKM-së  Andy Bearpark (Head of EU Pillar IV – UNMIK), si dhe ish drejtorët menaxhues :

Herbert Schmidt, Yuergen Mendricki dhe Jasper Dick,

Shumë shpejtë do të prezantojmë edhe dëshmitarë të tjerë vendor të cilët mundë të na sjellin informacione për procesin e privatizimit në Kosovë.

PDK mbetet e përkushtuar dhe do të punoj fuqishëm në luftimin e dukurive negative të cilat janë pengesë e zhvillimit të vendit, si dhe krijimit të një perspektive më të mirë të rinisë tonë, prandaj edhe çështjen e privatizimit do ta qojmë deri në fund, duke nxjerrë me emër dhe mbiemër abuzuesit e pronave publike dhe përkatësinë e tyre politike.

Deri më tani kemi pranuar dhjetëra dëshmi nga qytetarët të cilat do t’i trajtojmë në takimet e komisioni.

Ndërkaq ftojmë dhe mirëpresim të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kontribuojnë në këtë hetim për ta bërë sa më efikas e transparent.