Hoti: Jemi duke vazhduar me planin për tranzicionin 10 vjeçar të FSK-së

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se janë duke vazhduar me planin për tranzicionin 10 vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Hoti ka thënë se tranzicioni i FSK-së, mbetet prioritet i Qeverisë.

“Lidhur me shpenzimet për mbrojtje, jemi duke vazhduar me planin për tranzicionin 10 vjeçar të FSK-së, ky mbetet prioritet i joni, financimin jemi duke e bërë sipas nevojave që ka FSK. Këtë financim e kemi dakorduar edhe me partnerët tanë. Nuk do të ketë pengesa në realizimin e planit të tranzicionit të FSK-së”, tha Hoti në fjalimin e tij në Kuvend.

Ai ritheksoi se nuk do të ketë shkurtime buxhetore për ta realizuar ketë.

Hoti bëri të ditur edhe një herë se nga Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike janë ndarë 5 milionë euro për institucionet kulturore, 60 milionë për biznese dhe 12 milionë euro për bujqësi.