Vdekja tragjike e dy vëllezërve, reagon Ambasada e Kosovës në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka reaguar, pas vdekjes tragjike të dy vëllezërve Rashiti në Bruckberg të Gjermanisë

Permes një postimi ambasada i ka shprehur ngushëllime familjes Arifaj, teksa ka thënë se po bëhet çdo gjë për t’i qëndruar pranë familjes së viktimave.

Postimi i plotë i Ambasadës: 

Ambasada e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet familjes Arifaj. Bashkë me Konsullatën e Përgjitshme të Kosovës në Bavari, Ambasada është duke bërë çdo gjë që familjes Arifaj t’i qëndrojmë pranë në këto çaste të vështira.