Arrestohen dy persona në Gjilan, kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për hyrje në mënyrë ilegale në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Pogragjë-Llovcë të Gjilanit, janë arrestuar dy persona, një shtetas i Kosovës dhe një shqiptar i Maqedonisë së Veriut,

Sipas njoftimit, të dy në mënyrë ilegale kishin hyrë në Kosovë nga Serbia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.