Arrestohen dy persona lidhur me aksidentin e vdekjes së 6 vjeçares në Skenderaj

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura dhe dy këmbësore femra kosovare.

Si pasojë e aksidentit njëra nga këmbësoret ka ndërruar jetë, ndërsa këmbësorja tjetër është dërguar në tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dy vozitësit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion.