Therje me thikë në një fshat të Dragashit

Një i mitur është arrestuar në fshatin Buzez të Dragashit, pasi që i njëjti e kishte therur me thikë viktimën, mashkull.

Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku është ndal për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.