Policia e Kosovës po e asiston Eulex’in në aksionin te zyrat e veteranëve

Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin e sotëm të EULEX’it në zyrat e OVL’UÇK’së.

Forca të policisë së Kosovës janë parë sot afër zyrave të veteranëve, ku është duke u mbajtur një aksion i EULEX’it.

Ky aksion i EULEX’it vjen një ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për Salih Morinën.